Around Albania

Washington Post: Ndërkohë që shqiptarët u mbyllën brenda, diçka e veçantë ndodhi jashtë

Washington Post: Ndërkohë që shqiptarët u mbyllën

Qëndrimi mbyllur i shqiptarëve nga koronavirusi, ka lejuar flamingot dhe zogj të tjerë të veçantë të mblidhen dhe të qëndrojnë të qetë në lagunën bregdetare pranë detit Adriatik.

Kështu shkruan Washington Post në një artikull të publikuar së fundmi, ku tregon edhe përmes fotosh flamingot që duken më të shumtë në numër, në vallëzimin e tyre tipik.

Washington Post: Ndërkohë që shqiptarët u mbyllën

Më tej artikulli i Washington Post vijon:

Zyrtarët lokale dhe banorët vendas thonë se janë rreth 3 mijë flamingo në Lagunën e Nartës, një habitat i rëndësishëm i shpendëve ujorë që u kthyen vitet e fundit pas një mungese të gjatë.

Gjithashtu në këtë lagunë janë vërejtur më shumë pelikanë, heronsë dhe specie të tjera duke i dhënë një plamje tjerër lagunës prej 10 kilometrash katorë dhe ndohesh 90 milje në jug të Tiranës.

‘A nuk është bukur të shohësh flamingo të patrembur përreth’, thotë Dhimitër Konomi, pjesë e një grupi lokal që menaxhon tregtinë e peshkimit në Lagunën e Nartës.

Washington Post: Ndërkohë që shqiptarët u mbyllën

Ndërsa Nexhip Hysolokaj, ekspert rajonal i biodiversitetit thotë se ulja e aktivitetit njerëzor gjatë kësaj pandemie shpjegon pse zogjtë po qëndrojnë më shumë kohë në lagunë, dhe për fat të mirë ato mund të shtohen në numër.

‘Flamingot janë specie shumë delikate. Mungesa e automjeteve në qarkullim, ulja e aktivitetit njerëzor dhe qetësia kanë ndikuar pozitivisht tek to. Ata kanë gjetur ushqim dhe qetësi, dhe kjo ka të ngjarë të sjellë shtim të tyre numër’, thotë ai.

Studiuesit tashmë do fillojnë studimet për të parë nëse qetësia e shkaktuar nga koronavirusi e ka kthyer lagunën një vend të favorshëm që ata që ngrenë edhe foletë e tyre. Dhimitër Konomi thotë se një lagunë e mbushur me jetë është një thesar që mund të nxisë turizmin në vend.

Washington Post: Ndërkohë që shqiptarët u mbyllën

Megjithatë Hysolokal thotë se është pak e vështirë, pasi laguna është pjesë e një peizazhi të mbrojtur, me duna rëre, ishuj dhe plazhe. Ai thotë se kjo është edhe mushkëria e Vlorës. ‘Duhet të ketë një turizëm të qëndrueshëm, por alternativ’.

Washington Post: Ndërkohë që shqiptarët u mbyllën