Berati përmbyll Festivalin Kombëtar të Teatrit për Fëmijë, cilët janë qytetet fituese

Berati mirëpriti për 5 ditë Festivalin Kombëtar të Teatrit për Fëmijë me emrin simbolik "1mbi1dritaret".

Nga 1 Qershori, Dita e Fëmijëve në një maratonë prej 5 ditësh u luajtën shfaqje të ndryshme nga 10 qytete të Shqipërisë.
Ndriçim Xhepa në juri, së bashku me Luiza Xhuvanin, Rajmonda Bulku dhe Anila Bishën, ndoqën shfaqjet dhe dje shpallën fituesit.

Nuk e patën dhe aq të lehtë për shkak të nivelit të regjive, skenografive dhe sigurisht aktrimit të fëmijëve.

Siç Drejtoresha e Turizmit dhe Aktiviteteve, Silvi Merdani zbuloi në një prononcim për mediat: Ndriçim Xhepa ishte më zemërbuti i jurisë, kurse Rajmonda Bulku më striktja.

Çmimi i parë shkoi për qytetin e Fierit.

Çmimi i dytë për Elbasanin dhe çmimi i tretë për Beratin me shfaqjen "Zonja nga qyteti".

Regjia më e mirë shkoi për Fierin gjithashtu, kurse Tematika më e mirë për Gjirokastrën.


Tiranapost.al