Art dhe Kulturë

Çelet Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës 2023

Çelet Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës 2023

Gjirokastra muzeale e traditave dhe kulturës shekullore, mikpretsot dhe në ditët në vijim, rikthimin pas 8 viteve të FestivalitFolklorik Kombëtar nën simbolikën e valltarëve të lidhur dorëpër dore, në Kalanë e gurtë, të zbukuruar dhe gjallëruar në këtënatë, si kurrë më parë nga ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e gjithë krahinave të Shqipërisë.

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës 2023, ngjarja që bënbashkë ngjyrat e bukura të folklorit shqiptar, do të mbahet për 8 net në kalanë e Gjirokastrës në një skenë të hapur për të gjithëdhe do të akesohet falas.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama vizitoi këtë mbrëmje Kalanë e Gjirokastrës, e shndërruarnë zemrën e Festivalit, me vizitorë të shumtë, artistë popullorë, artizanë, si dhe artëdashës të të gjitha moshave, të mbledhur sëbashku për të shijuar një nga eventet më të mëdha të muzikësdhe valles tradicionale shqiptare, një ekspozitë e bukur e trashëgimisë kulturore jomateriale.