Art dhe Kulturë

Eni Vasili heq kufizimin e moshës për Festivalin e Pranverës

Eni Vasili heq kufizimin e moshës për Festivalin e Pranverës

Një reagim i artistes Ermira Babaliu ka ndezur diskutime në rrjet, duke rikthyer vëmendjen te pjesëmarrja e artistëve më të vjetër në skenë. Në statusin e saj, Babaliu ngriti pikëpyetje që u përkrahën dhe u debatua gjerësisht nga publiku.

Vetëm pak ditë më pas, drejtoresha e RTSH-së, Eni Vasili, dha një mesazh të qartë: festivali është i hapur për të gjithë, pa kufizim moshe.

Vasili është edhe ideatorja e rikthimit të Festivalit të Pranverës, një nismë që synon të risjellë një traditë të dashur të Radio Televizionit Publik shqiptar.

Pas më shumë se dy dekadash mungesë, Festivali i Pranverës rikthehet, duke premtuar një ndërthurje brezash dhe emocionesh në skenë.

Nëse jeni 40 vjeç e sipër dhe e kujtoni këtë festival:

Cilët janë artistët që ju vijnë ndër mend?

Kë do të donit të shihnit sërish në skenë?