Festa që mblodhi beratasit dhe turistët në kryeqendrën e Agroturizmit
Sunday 22 September 2024, 12:55
TiranaPost

Në Roshnik, pjesë e 100 fshatrave turistik të Shqipërisë, pati një festë të madhe. U mbajt dje, 21 shtator "Festa e Fikut" për të gëzuar për një sezon të suksesshëm të këtij fruti. Zona e Roshnikut, përveçse si kryeqendra e Agroturizmit, njihet edhe për kultivimin e fikut dhe përpunimit të tij.


Me një panair të dedikuar, muzikë live me praninë e Denisa Gjezos dhe valle e atmosferë fantastike u përmbyll një sezon i frytshëm.


Disa foto nga festa i gjen në këtë shkrim, sa për të marrë një shije të mirë të Festës së Fikut, që Berati e ka kthyer në traditë.


