Art dhe Kulturë

Ishte infektuar me Covid, humb jetën piktorja Lumturi Blloshmi

Ishte infektuar me Covid, humb jetën piktorja Lumturi Blloshmi

Piktorja e njohur Lumturi Blloshmi është ndarë nga jeta sot, në moshën 76-vjeçare. Ajo raportohet se ishte e infektuar me Covid.

Për ngjarjen ka reaguar edhe ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila shkruan: "Mosss mi Lume Blloshmi mos!! Perqeshe vdekjen siç ti di ta besh dhe ngjitu lart ne qiej te soji yt, ai i engjejve te Artit. Lamtumire".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mirela Kumbaro (@mirelakumbaro)

Lumturi Blloshmi u lind më 1944 në Tiranë. U diplomua për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve, sot (AAB). Ka punuar në disa institucione kulturore, së fundmi në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë.

Blloshmi ekspozuar rregullisht para viteve ’90 dhe me të njëjtin rritëm ka ekspozuar dhe pas tyre, por me të vetmin dallim, që lidhet me realizimin e një numri në rritje të ekspozitave vetjake, si brenda dhe jashtë vendit.