
Aktorja franceze Anouk Aimée ka ndërruar jetë në Paris në moshën 93-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur vajza e saj Manuela Papatakis në Instagram.

Aktorja ishte e njohur për rolet e saj në filmin e Claude Lelouch “One Man and One Woman” dhe “La Dolce Vita” të Federico Fellini.

Ajo luajti në më shumë se 70 filma nga 1947 deri në 2019. Ajo e filloi karrierën e saj të aktrimit në moshën 14 vjeçare.

Anouk fitoi Golden Globe dhe çmimin BAFTA për aktoren më të mirë. Gjithashtu u nominua për një Oscar për rolin e saj në filmin “One Man and One Woman”.