Art dhe Kulturë

Netflix rikthen komedinë e zezë të presidentit të Ukrainës "Shërbëtori i Popullit"

Netflix rikthen komedinë e zezë të presidentit të

Netflix do të rikthejë serialin komedik-satirik-politik të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, "Shërbëtori i Popullit".

“Ju pyetët dhe u kthye! "Shërbëtori i Popullit" është sërish i disponueshëm në Netflix në SHBA", tha kompania e transmetimit.

Në serialin, i cili u shfaq nga viti 2015 deri në vitin 2019, Zelensky luan rolin e një mësuesi, i cili papritur bëhet president i Ukrainës pasi një video e tij duke u ankuar për korrupsion u bë virale. Zelensky, 44 vjeç, është një ish-aktor dhe komedian, dhe u kthye në biznesin e argëtimit pasi mori një diplomë juridike nga Universiteti Ekonomik i Kievit. Ai u zgjodh president i Ukrainës në vitin 2019.

Interesi për serialin filloi të rritet pasi Rusia pushtoi Ukrainën muajin e kaluar dhe Zelensky u shfaq në mediat sociale, duke qëndruar sfidues në rrugët e Kievit me anëtarët e Parlamentit që u bënin thirrje qytetarëve të luftonin. Seriali ishte hequr nga Netflix në SHBA, por ishte i disponueshëm në YouTube.