Art dhe Kulturë

Robert Radoja: E vështirë të gjej fjalët e duhura për Avni Mulën

Robert Radoja: E vështirë të gjej fjalët e duhura për

Kompozitori Robert Radoja ka folur për mediat pasi ka dalë nga salla e homazheve që po mbahen nën kushte të rrepta të mbrojtjes ndaj Covid, për artistin Avni Mula.

Robert Radoja: E vështirë të gjej fjalët e duhura për

"Shumë e vështirë për të gjetur fjalën e duhur sepse e kam pasur mësues, prind, shok, koleg, këshilltar dhe ndihmë gjithë jetën time, është shumë e vështirë të flasësh, të gjesh fjalën e duhur”, tha Radoja që shtoi se Avniu ishte i parë dhe më i rëndësishmi në kulturën muzikore shqiptare.

Homazhet për të ndjerin Mula po mbahen në hollin e Akademisë së Arteve pak para përcjelljes për në banesën e fundit. Të pranishëm kanë qenë personalitete nga të gjitha fushat.