Rodolfo i 'La Boheme' për londinezët është Saimir Pirgu

Rodolfo i La Boheme, një rol i qepur për Saimir Pirgun.
Vepra e famshme e Puçinit, mbase më e famshmja, po vihet në skenë në Londër, nga regjisori Richard Jones, prej datës 24 janar.
Protagonist në skenën e Royal Albert është tenori shqiptar. Kurse Mimi luhet nga Ruzan Mantashyan.
Opera e pasionit, miqësisë dhe zemërthyerjes do të luhet për dy javë.
Kritika londineze e ka vlerësuar Pirgun një Rodolfo të shkëlqyer, me një vokal plot fuqi dhe pasion duke krijuar tek publiku në sallë përjetimet e gjalla të të riut francez që lufton mes dhimbjes për humbjen e të dashurës Mimit dhe pamundësinë për ta ndihmuar. Kjo është vepra më e luajtur ndonjëherë në Royal Albert, por mes gjithë artistëve që e kanë luajtur më herët Rodolfo i padiskutueshëm i londinezëve është Saimir Pirgu.
Dy fjalë për La Boheme
Rodolfo, një poet i varfër, takon Mimìn, rrobaqepëse. Ata bien në dashuri. Por lumturia e tyre kërcënohet kur Rodolfo mëson se Mimi është e sëmurë. Rodolfo, i vetëdijshëm se nuk mund të përballojë ilaçet dhe kujdesin që i duhen Mimit, kështu ndahet prej saj. Historia vazhdon...