Art dhe Kulturë

Romy Schneider, fati tragjik i aktores që luajti Sissi-n

Romy Schneider, fati tragjik i aktores që luajti Sissi-n

Flokët të gjatë e me shumë kaçurrela, sy të mëdhenj blu, e veshur me fustan klasik të shekullit 19-të.

Ajo ishte Romy Schneider që i dha jetë personazhit të Elizabetës së Bavarisë, por që për vete nuk pati një jetë princeshe.

Romy Schneider, fati tragjik i aktores që luajti Sissi-n

Rosemarie Magdalena Albach-Retty, ky është emri i vërtetë i aktores së lindur në Vjenë më 23 shtator të vitit 1938.

Romy nuk e donte botën e kinematografisë, por ishte nëna e saj Magda që e shtyu drejt rrugës së artit. I dha edhe mbiemrin e saj Schneider si mbiemër artistik, duke qenë se babai i Romy-t i kishte braktisur.

Romy Schneider, fati tragjik i aktores që luajti Sissi-n

Jeta e saj profesionale dhe sentimentale mori një pikë kthese kur lëvizi drejt Parisit. Shkoi për të xhiruar “L`Amante Pura”. Ishte viti 1958 kur u njoh edhe me Alain Delon që e hipnotizoi përjetë. Me të pati një lidhje të gjatë, deri në fund të vitit 1964, deri kur ai e la për t`u martuar me dikë tjetër.

Romy Schneider, fati tragjik i aktores që luajti Sissi-n

Në Francë bëri karrierë duke bashkëpunuar me regjisorë të mëdhenj. Luajti role me peshë derisa i erdhi oferta për rolin e jetës, atë të Sissi-t.

Me zemrën e vrarë pas ndarjes nga Delon u hodh në krahët e Harry Meien me të cilin lindi në 1966-ën djalin e saj David. Më pas me gazetarin Daniel Biasini solli në jetë një vajzë në 1977-ën, Sarah.

Romy Schneider, fati tragjik i aktores që luajti Sissi-n

Dështimi i tre marrëdhënieve të saj e çoi aktoren drejt depresionit dhe alkoolit.

Po më e keqja nuk kishte ardhur akoma.

Ish-partneri i saj Harry Meien u gjet i vetëvarur, më pas edhe David, djali që pati me të vdiq në një aksident kur ishte 14 vjeç.

Romy Schneider, fati tragjik i aktores që luajti Sissi-n

Romy Schneider, fati tragjik i aktores që luajti Sissi-n

Kjo padyshim që e shtyu Romy-n drejt humnerës dhe duroi vetëm 9 muaj pas vdekjes së David. Aktorja 44-vjeçare në atë kohë u gjet e vdekur. Shumë spekuluan se kishte vendosur t'i jepte fund jetës, por autopsia zbuloi se zemra e kishte tradhtuar dhe kishte pësuar infarkt.

*Burimi Roba da Donne