Art dhe Kulturë

"ShqipVille" në zemër të Brukselit

"ShqipVille" në zemër të Brukselit

Në Grand Place, në zemër të Brukselit, një nga sheshet më të bukura të botës, që vizitohet nga mijëra turistë çdo ditë, sapo ka ndodhur ngjarja më rrëzëllitëse e vitit: Është vendosur bredhi gjigand dhe kjo është një festë për atë qytet e për atë shesh me aromë të mirë çokollatash. Po e dini se çfarë ka ndodhur tjetër? Është hapur një derë e një dritare shqipe! Një shtëpizë, në një nga ndërtesat historike të sheshit, që quhet "ShqipVille" dhe që organizata “Maison Culturelle Belgo-Albanaise” e ka krijuar si një sallon pritjeje të gjithin shqiptar.

"ShqipVille" në zemër të Brukselit

Gjithçka Made in Albania & Made in Kosova: Zejtaria, industria, gastronomia, resurset natyrore, folklori, etnografia, arkeologja, arti, shkenca, të gjitha së bashku do të bashkëjetojnë në "ShqipVille" që prej ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor, e deri në Pavarësinë e Kosovës, më 17 shkurt.

"ShqipVille" në zemër të Brukselit

Gjithçka e prezantuar me dinjitet dhe e ndërthurur me thelbin e vërtetë të asaj hapësire që e sjell vendin tonë të vogël mu në mes të botës të madhe: një zonë që frymon shqip dhe flet shqip on air mes një historie të gjatë suksesi: Jehoha e Shqipes, radio shqiptare që prej vitit 1986 në Belgjike, tashmë do ta ketë frekuencën në Grand Place.

"ShqipVille" në zemër të Brukselit

"ShqipVille" në zemër të Brukselit

Qëllimi i këtij projekti? Promovimi i vlerave, gjuhës, traditës, thithja e investimeve të huaja dhe futja në tregun belg e produkteve Made in Albania, që do të ofrohen për blerësit nga studentët ekselentë të organizatës studentore ‘Vlera’.

"ShqipVille" në zemër të Brukselit

Në "ShqipVille" u ofrohet artistëve promovim, bizneseve hapësirë dhe mbështetje, personazheve të njohur podcaste të moderuara nga personalitetet më të spikatura të diasporës shqiptare në Belgjikë, biseda, ngjarje kulturore, koncerte me emrat më dinjitozë të artit të vërtetë dhe autentik shqiptar. Por aq sa është kokë e këmbë shqiptar ky projekt, po aq është 100 për qind belge ndihma për ta vënë në jetë. Sepse pa mbështetjen e kryetarit të Bashkisë së Brukselit, Philippe Close dhe të Lydia Mutyebele Ngoi, kryetares së Trashëgimisë Publike, kjo ëndërr do të mbetej thjesht ëndërr.

"ShqipVille" në zemër të Brukselit

Shqipe, eja në shtëpinë tonë të re në mes të sheshit gjigand Grand Place, ku këto ditë të ftohta rrëzëllin bredhi i Krishtlindjeve, rrufitet çokollatë e ngrohtë belge dhe shijohet "ShqipVille"!