Art dhe Kulturë

Tri net koncert në Tiranë për adhuruesit e muzikës Jazz dhe Blues

Tri net koncert në Tiranë për adhuruesit e muzikës Jazz dhe

Në datat 10, 11 dhe 12 shtator, Tirana do të presë Edicionin e III-të të "Gjon Mili Jazz & Blues Festival".

Për shkak të kushteve atmosferike, nata e parë do të mbahet tek salla “Avni Mula”, në shkollën “Servete Maçi”. Ditët e tjera të festivalit, në varësi dhe të kushteve të motit, do të zhvillohen në Bahçen e Instalacionit Reja - The Cloud. Feativali do të ofrojë një program të larmishëm muzikor me pjesëmarrjen e gjashtë formacioneve muzikore dhe tridhjetë muzikantëve të njohur dhe të rinj nga Shqipëria dhe jashtë. Ndër të ftuarit e veçantë këtë vit janë "Roaring Cats" nga Hollanda, "Barista 3" nga Austria, dhe "Roberto Tarenzi Trio" nga Italia.

Hyrja është falas.

Tri net koncert në Tiranë për adhuruesit e muzikës Jazz dhe

Një fokus i veçantë i këtij edicioni është promovimi i talenteve të reja, me prezencën e formacioneve si "AJS Quartet", "Elona Islamaj Trio", dhe "UART Combo", studentë të degës së re "Muzikë Jazz" në Universitetin e Arteve.

Nata e tretë do t'i kushtohet kompozitorit të njohur italo-amerikan Harry Warren, për të cilin do të interpretohen disa nga këngët e tij më të njohura, duke ndriçuar lidhjen e tij me trashëgiminë shqiptare.

Tri net koncert në Tiranë për adhuruesit e muzikës Jazz dhe

Gjon Mili Jazz & Blues Festival synon të promovojë muzikën jazz dhe blues, si dhe të nxisë aktivitetin artistik dhe krijimtarinë ndërmjet muzikantëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Ky festival është një mundësi e shkëlqyer për të ndihmuar në zhvillimin e muzikës jazz në Shqipëri dhe për të inkurajuar brezat e rinj në këtë art.


Programi i tre ditëve të festivalit

E martë, 10/09/2024
UART COMBO (Shqipëri) – ora 19.30
BARISTA 3 (Austria) – ora 20.30
E mërkurë, 11/09/2024
AJS QUARTET (Shqipëri) – ora 19.30
ROARING CATS (Hollandë) – ora 20.30
E enjte 12/09/2024
ELONA ISLAMAJ QUINTET: Harry Warren tribute (Shqipëri)– ora 19.30
ROBERTO TARENZI TRIO (Itali) – ora 20.30

Ky event organizohet nga RIAS në bashkëpunim me Kongresin Rinor Kombëtar dhe mbështetur nga Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, si dhe disa ambasada dhe institucione kulturore ndërkombëtare.