
Një nga zërat më të bukur italianë, ai i Mia Martinit u shua në maj të 1995-ës. Versioni zyrtar vdekjes së saj thoshte se shkak ishte arresti kardiak, kurse prokurori urdhëroi në atë kohë autopsinë e trupit që zbuloi prani mbidoze të kokainës. Kështu u hamendësua se ajo mund të kishte kryer vetëvrasje. Ishte 47 vjeçe.
Motrat e saj e kanë mohuar gjithmonë këtë version.
Vetë Mia me modesti tha njëherë:
"Unë jam gjithçka dhe asgjë. Jam si gjithë të tjerët. Sigurisht, dashuria për muzikën më dallon nga të tjerët, por edhe ata merren me gjëra të tjera". Kjo është një ndër deklaratat më të njohura të saj.
Në një intervistë të dhënë gjatë Sanremos në 1982, Mia Martini, që shumë e quanin Mimì, foli rreth asaj se si dhimbja kishte ndikuar në karakterin e saj dhe të qenit e tij një artiste. Mia kishte një marrëdhënie të ndërlikuar me babain.
“Kjo është për shkak të dhimbjes. Kur vuan shumë, rrezikon të çmendesh, por gjithashtu përpiqesh të kuptosh të tjetër, të mos braktisësh viktimat e të shndërrosh veten në objektiv. Kurrë mos i fajësoni të tjerët. Duhet të zhvisheni nga çdo lloj krenarie dhe mbi të gjitha nuk duhet të tundoheni për ta justifikuar veten. Duhet të bëhesh objektiv dhe të jesh objektiv duhet të shoshitësh pro dhe kundër”, tha njëherë ajo.
“Koha. Ne gjithmonë mendojmë se e kemi përgjithmonë dhe kështu nuk bëjmë asgjë tjetër përveçse i shtyjmë angazhimet. Por është shumë e rëndësishme të gjejmë kohë për veten tonë, të mendojmë, kështu që do të mund të shmangnim aq shumë marrëzira”, tha në një nga intervistat e fundit, pak para se të vdiste në 1995-ën.
*Burimi Roba da Donne