Art dhe Kulturë

Vetëm '𝟕 minuta' me disa nga yjet e kinematografisë shqiptare

Vetëm '𝟕 minuta' me disa nga yjet e kinematografisë

Driada Dervishi do të ngjisë në skenë Luiza Xhuvanin, Yllka Mujon, Zamira Kitën, Olta Dakun, Anila Bishën, por edhe disa aktore të tjera të mirënjohura si Adelina Muça, Alesia Xhemalaj, Paola Kodra, Ajlin Petrela, Xhoana Karaj dhe Rudina Dembacaj.

Vetëm '𝟕 minuta' me disa nga yjet e kinematografisë

Vetëm '𝟕 minuta' me disa nga yjet e kinematografisë

Vetëm '𝟕 minuta' me disa nga yjet e kinematografisë

Vetëm '𝟕 minuta' me disa nga yjet e kinematografisë

Një shfaqje vetëm me gra!

“7 minuta” është vepra e Stefano Massinit që do të ngjitet në skenën e teatrit të Durrësit Aleksandër Moisiu. Një pjesë e parave të biletave do të shkojnë për Qendrën e Zhvillimit Rezidencial Durrës dhe Emergjencës së Fëmijëve.

Kujdes! Është vetëm dy netë, në datat 8 dhe 9 prill, ora 19:00.

Revervimi i biletave bëhet në këtë numër📞 0683913813

Vetëm '𝟕 minuta' me disa nga yjet e kinematografisë

Vetëm '𝟕 minuta' me disa nga yjet e kinematografisë

Vetëm '𝟕 minuta' me disa nga yjet e kinematografisë

Dy fjalë për veprën:

Një kompani e vjetër dhe e lavdishme tekstili është blerë nga një kompani shumëkombëshe. Duket se nuk do të ketë pushime nga puna dhe punëtorët mund të marrin frymë të lehtësuar. Por... Por ka një klauzolë të vogël në marrëveshje që pronësia e re kërkon ta nënshkruajë këshilli i punës. Të mbyllura në një dhomë për të diskutuar, njëmbëdhjetë gra do të duhet të vendosin nëse do të pranojnë uljen prej shtatë minutash të pushimit të tyre të drekës. Shtatë minuta duket si një kohë e shkurtër dhe delegati i këshillit të punës është i vetmi që ka dyshime në fillim. Por pak nga pak debati nxehet dhe secila prej grave do të duhet të rishikojë jetën e saj përpara se të votojë.