Art dhe Kulturë

Zefina Hasani/ Në atë meshë tango...

Zefina Hasani/ Në atë meshë tango...

Në pak rreshta, gazetarja Zefina Hasani ka përshkruar ndjesitë e marra nga shfaqja "Misa Buenos Aires", me regji të Vikena Kamenicës dhe koreografi të Enada Hoxhës, që sot ka natën e fundit në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Nga Zefina Hasani/ Në përpëlitje mes moralit dhe mëkatit, në kapërcim të normës drejt lirisë, kapërdirje të mendjes prej dëshirës së trupit e zemrës... mu në mes të një meshe, ndër tingujt liturgjik që vallëzojnë ndër sensualitetin e tangos, asaj më ngacamanes madje, argjentinases.

Përplasje shpirtërore, nën lëkurën e një gruaje, e çdo gruaje, po aq e fuqishme sa ndodh mes Marias dhe Maria Magdalenës biblike, historikisht.

Një ngasje, që arti na e dorëzoi nën këmb, që zëri i Vikenës na e mbrujti në shpirt, me delikatesë, që lëkundjet e Enadës dhe trupës së baletit na e ngjizi në trup, që tingujt magjikë koral na e zhveshi nga ndroja ndërsa kostumet e

Ardit, na e veshi si kostumin që na përket.

Duke na diktuar kështu një mos ngopje, nga ajo magji meshe tangoje, ku rrallë ndodh që të gjendesh.

Ndaj "Misa a Buenos Aires" ishte si bekimi i kësaj

fundjave. Bekoi se pari Kamenicën që e zgjodhi këtë vepër për të bërë regjinë e saj të parë, e mandje gjithë ne të tjerëve që nuk e humbëm shansin për t'u qenë aty, në momentin e duhur për atë ngacmim ndjesish, në përpëlitjen universale, mes mëkatit dhe dëshirës së përjetshme.