Bëje me Arkitekt

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura, dekoroni shtëpinë tuaj

Agisa dhe Donaldi janë dy arkitektë që do ju fusin në punë dhe me idetë e tyre janë këshilltarë të mirë të dekor-karantinës. Të gjjthë e duam shtëpinë edhe pse këto ditë duket si ndëshkim e dënim, ka një mënyrë të përfitojmë nga koha me bollëk që të bëjmë disa ndërhyrje në shtëpi që kur e gjithë të ketë ikur të na shërbejnë. Për më tepër shtyjmë dhe kohën

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Të qëndruarit në shtëpi në një ditë normale të gjithë do ta quanim "Lux" por duket se të qendruarit në shtëpi këto ditë po na rëndon më shumë se kurrë. Pranvera sapo ka trokitur por këtë herë totalisht ndryshe, për të mirën tonë dhe të gjithë njerzve që na rrethojnë, i njohim apo nuk i njohim do të na duhet ti shijojme ditet me diell, brenda derës së shtëpisë tonë e maksimumi të dalim në oborr, ballkon apo dritare. Mendoj se dëshira e madhe për ta shijuar pranverën mund të kthehet në një ego të frikshme e cila mund te rezultojë fatale për të dashurit e tu, të mitë, apo të njerzve që nuk i njohim.

Sa kohë kishim që ankoheshim se ishim të lodhur nga ngarkesa e përditshme??? Tani erdhi momenti!!!

Kemi plot kohë të shplodhemi, të merremi me gjëra të bukura ti lëme dorë të lirë imagjinatës dhe ideve kreative dhe ku ka me bukur!

Të kujdesemi për shtëpinë dhe të bëjmë gjëra të vecanta dhe interesante në një ditë normale do të kishim deshirën por pamundesinë e kohës e tani kemi cdo gjë në dispozicion. Më poshtë po japim disa sygjerime sesi element të ndryshëm që kemi në shtepi te mos ti shohim më në funksionin e parë qe ato kryejnë por tju japim një tjeter funksion dhe ti kthejmë në element funksional por edhe dekorativ interesant. Le të fillojme të riciklojmë!

Tashmë mund të realizojmë vazo lulesh me element të përditshmerisë sonë që nuk do ta kishim menduar. Kutitë metalike të salcës, bikerinat e vezeve, kapset e rrobabe, një penel, pak bojë dhe vinovil (ngjitës) mund të na ndihmonin të realizojmë Vazo Lulesh, shumë të bukura të vecanta, të personalizuara, interesante dhe moderne njëkohesisht.

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Ndricuesit mund të jenë një tjetër zgjedhje e jona e ketyre diteve. Do të mjaftonin disa fije me ngjyra , kapse rrobash, varese rrobash, kutitë metalike të salcës për të krijuar ndricues të personalizuar të cilët do të krijonin atmosferë dhe do të përshtateshin mirë në varësi të ambjentit tuaj qoftë ai sallon, kuzhinë apo dhomë gjumi duke i dhënë atij ngjyrë dhe një stil totalisht të vecantë.

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Gurët dekorativ do të zbukuronin tavolinën por gjithashtu mund të përdoreshin edhe si pjesë argetuese dhe zbavitëse duke krijuar madje edhe lojëra për të kaluar pak nga koha juaj. Përdorimi i tyre do të zbukuronte kopshtin apo vazot e luleve në shtëpinë tuaj duke shtuar ngjyrat, atmosferën dhe aromën e pranverës. Një penel, pak bojë dhe llampa të vjetra, vetëm kaq do të na mjaftonte të fillonim punën e të linim të lirë artistin që ndodhet brenda secilit prej nesh.

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Tashmë mund të fillojmë të dekorojmë bukur e me shije muret e dhomave tona, karriget e vjetra apo të demtuara, të përgatisim element të veçantë dekorativ por duke ju pershtatur stilit dhe ngjyrave të ambjentit tuaj të banimit. Për këtë do të na duheshin fije me ngjyra, sitë e vjetër, gozhdë të vogla dhe mund t'ia nisni punës.

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Mund të nisni të personalizoni edhe pasqyrat tashmë! Mjaftojnë element të vegjël druri, rruaza të vogla dhe kollë (ngjitës). Pasqyrat e thjeshta në shtëpinë tuaj mund ti ktheni në element dekorativ shumë tërheqës dhe me peshë në ambjentin tuaj të banimit.

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Kornizat e fotove tashmë mund t'i dekorojmë edhe me kopsa, por mund tu japim jete dhe ngjyra edhe abazhurëve te thjeshte qe kemi ne shtepine tone. Kreativiteti jone do t'i bej ata interesant dhe te personalizuar.

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Elementët e ricikluar mund të na ndihmojnë gjithashtu të realizojmë mbajtëse qirinjsh të cilat do të bëhen pjesë e dekorit të tavolinës tuaj, të kuzhinës apo të sallonit.

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Shfrytëzojni këto ditë për të bërë gjëra të bukura! Mundësi të tilla rallë vijnë! Lëreni veten të lirë të shijoni pasionet, të ndjeni pranë dashurinë e njerzve të zemrës dhe jepni një mundesi më shumë për të jetuar e për të qënë të sigurtë e të shëndetshëm, për të dashurit tuaj për ata që njihni apo nuk njihni. Ndihmoni mjekët, ata janë heronjtë tanë gjithmonë, e mbi të gjitha sot por mos harroni ata nuk janë të mbinatyrshëm.

Durim, krijimtari dhe argëtim!

*Nga Ark. AGISA XHEMALAJ

Ark. DONALD LUTAJ