BOTA

Ivana Trump ndahet nga jeta!

Ivana Trump ndahet nga jeta!

Ivana Trump, ish-bashkëshortja e ish-presidentit Donald Trump, ka vdekur në moshën 73-vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë familjarët. “Nëna jonë ishte një grua e jashtëzakonshme, një biznesmene e fuqishme, një atlete e klasit botëror, një bukuri rrezatuese dhe nënë dhe mike e kujdesshme”, tha familja Trump në një deklaratë.

Ivana Trump ndahet nga jeta!

Ivana Trump ishte një e mbijetuar. Ajo iku nga komunizmi dhe përqafoi këtë vend. Ajo i mësoi fëmijët e saj për guximin dhe ashpërsinë, dhembshurinë dhe vendosmërinë. Ajo do t'i mungojë shumë tre fëmijëve dhe dhjetë nipërve e mbesave të saj,” u shpreh më tej familja.

Edhe ish bashkëshorti dhe ish-presidenti Trump ka bërë një mesazh për Ivanën: “E kujtoj Ivanën si një grua të mrekullueshme, të bukur dhe të mahnitshme, e cila bëri një jetë të mrekullueshme dhe frymëzuese. Krenaria dhe gëzimi i saj ishin tre fëmijët e saj, Donald Jr., Ivanka dhe Eric. Ajo ishte aq krenare për ta, ashtu siç ishim të gjithë aq krenarë për të,” ka shkruar ai.

Ivana Trump ndahet nga jeta!

Ivana Trump ishte gruaja e parë e Donald Trump. Ata kishin tre fëmijë së bashku: Donald Jr., Ivanka dhe Eric Trump.

Ivana Trump, e cila u rrit nën sundimin komunist në ish-Çekosllovaki, u martua me Donald Trump në vitin 1977. Çifti u divorcua në 1992.