
Çdo detaj i trupit tonë ka një funksion të caktuar, edhe ai që duket i parëndësishëm. Për shembull, e dini pse të gjithë kemi një vijëz të vogël nën hundë?
Trupi ynë është një mrekulli më vete. Çdo pjesë e vogël ka formën dhe funksionin e saj të caktuar, edhe kur na duket e panevojshme ose vendosur rastësisht. Vija poshtë hundës është një nga këto detaje.
Nëse shikojmë trupin tonë dhe atë të të tjerëve, zbulojmë se secili ka tiparet e veta dalluese, por në thelb të gjithë jemi të ngjashëm. Ngjyrat dhe format na bëjnë unikë, por disa pjesë i kemi të gjithë, si kjo vijëz poshtë hundës.
Nuk është vetëm një tipar estetik, edhe pse tek disa njerëz është shumë tërheqës. Mjafton të mendosh për Angelina Jolie.
Emri shkencor i saj është philtrum dhe, sipas ekspertëve, në pamje të parë duket pa funksion. Në fakt, pas lindjes nuk ka ndonjë rol të veçantë, por dikur e ka pasur. Një mjek thotë: “Mund ta krahasojmë fytyrën tonë me një puzzle. Ajo vijë e vogël është pjesa që mban të bashkuara të gjitha pjesët e tjera.”
Philtrum formohet gjatë muajit të dytë dhe të tretë të shtatzënisë, kur foshnja është ende në barkun e nënës. Mund të themi se ajo vijëz poshtë hundës është fillimi i fytyrës sonë, nga e cila më pas formohen të gjitha tiparet. Për arsye gjenetike, disa nuk e zhvillojnë kurrë këtë veçori ose, duke u rritur, ajo mund të mos mbetet më e dukshme.