Në Romë ka një klinikë ku mund të ndryshosh ngjyrën e syve
Me më pak se 10 mijë euro mund të ndryshosh ngjyrën e syve. Mund të të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një klinikë në Romë, prej 1 viti ka futur shërbimin e ndryshimit të ngjyrës së syve.
Njerëz nga e gjitha bota zgjedhin zakonisht ngjyrat blu dhe jeshile, si të konsideruara më tërheqëse dhe të veçanta. Dikush zgjedh edhe ngjyrën kafe. Pse? Sepse gjithë familjen e ka me ngjyrë kafe dhe njerëzit i thoshin: Po ti?
Një djalë, që ka folur edhe për kamerat tregon se zgjodhi bojëqiellin, pasi ishte i vetmi nga motrat dhe vëllezërit me sytë ngjyrë të zinj.
Kjo ndërhyrje, që realizohet nëpër botë prej 10 vites përdoret edhe në rastet e individëve që kanë lindur me ngjyrë të ndryshme sysh, pra një sy ndryshe, e tjetrin ndryshe.
Operacioni që zhvillohet, nuk ka rrezikshmëri apo efekte anësore, por është i pakthyeshëm. Pra ngjyra që vendos përmes kësaj ndërhyrjeje është e përhershme.