Teoria e re e TikTok: A ndryshon vërtet hunda në shtatzëni?

Gjithnjë e më shumë gra po ndajnë përvojat e tyre të shtatzënisë në TikTok dhe shumë nga videot e tyre shpesh përfundojnë në trend. E fundit është “'hunda e shtatzënisë”.
Shumë gra ndanë foto të hundës së tyre “para dhe pas”, duke nënvizuar se si pas, pra hunda gjatë shtatzënisë, ishte dukshëm më e madhe se më parë. “Shtatzënia më ka shndërruar vërtet”, shkruan krijuesja Ashley Hicks në TikTok, duke shoqëruar një seri fotosh në të cilat mund të shihni ndryshimin në madhësinë e hundës së saj.
Por, me sa duket, ky fenomen ka vërtet konfirmim shkencor: hunda fryhet sepse gjatë shtatzënisë hormonet dhe konkretisht estrogjeni dhe progesteroni shkaktojnë rritje të mukusit, duke shkaktuar kështu edemë të mukozave. Për më tepër, kjo shpesh përkthehet në rinitit të shtatzënisë, pasi inflamacioni i mukozave mund të çojë në kongjestion, i cili ndonjëherë zgjat për të nëntë muajt.
Dhe janë të shumtë krijuesit që kanë ndarë përvojën e tyre me “hundën e shtatzënisë”, mes tyre edhe TikToker Osato O., e cila në videon e saj “para dhe pas” shkruan: “Shtatzënia është e tmerrshme”. “Shtatzënia ma ka bërë hundën tre herë sesa më parë”, shkruan një grua tjetër. “Por a do të kthehet në mënyrën si ishte më parë? Më duhet të marr disa vendime për jetën tani”, komenton një tjetër grua.
Dhe kjo e fundit nuk është e qartë, nëse kthehet vërtet fiks siç ka qenë më parë.