Ekonomia

Bloomberg: Mos investoni në bursa, por në çanta

Bloomberg: Mos investoni në bursa, por në çanta

As ari, as pasuritë e paluajtshme dhe as monedhat e forta si dollari nuk mund të mbrojnë sot. Për të mbrojtur veten nga luhatjet e tregut dhe të krizave ekonomike, sot është një zgjidhje e mirë të blesh një Hermes, Birkin.

Ky është një lajm serioz dhe sugjerimi është bërë nga Bloomberg, një nga faqet ekonomike më prestigjioze.

Bloomberg ka përpiluar një listë të çantave që sot mund të konsiderohen si asete të sigurta e të cilat kanë një shans të mirë për të rritur vlerën e investimit tuaj.

Bloomberg: Mos investoni në bursa, por në çanta

Me tregun e aksioneve në trazira, në fakt, disa çanta janë një investim i sigurt financiar. Këto çanta konsiderohen asete të strehës së sigurt.

Ideja është që vlera e këtyre aseteve tenton të mbetet e qëndrueshme apo edhe të rritet kur instrumente financiare më tradicionale, si aksionet ose obligacionet, humbasin vlerën. Pra, asetet e strehës së sigurt janë zgjedhur pasi kanë aftësinë për të ruajtur vlerën e tyre edhe në kohë krize, duke mbrojtur kështu pasurinë e atyre që i blejnë.

Ari ka mbajtur historikisht një vend të rëndësishëm në investime, por me kalimin e viteve, veprat e artit, bizhuteritë, verërat dhe objekte të tjera të koleksionueshme janë asete me vlerë.

Tani është koha për çanta. Disa çanta, si ato Hermès të përmendura më lart, kanë një çmim shumë të lartë shitjeje. Flasim për shuma mijëra eurosh. Dhe disa modele, madje, janë prodhime të limituara, ose nuk i gjen më fare në treg. Pikërisht këto fitojnë vlerë me kalimin e kohës.

Bloomberg: Mos investoni në bursa, por në çanta

Prandaj ekziston një besim i përhapur se, nëse shpenzoni një shumë të caktuar në një çantë luksoze, ka një probabilitet të lartë për sukses. Një Birkin, e rishet me të njëjtin çmim të blerjes po e po, por edhe më shtrenjtë. Për ta thënë ndryshe, ato janë një pasuri me rrezik shumë të ulët.

Sipas një studimi të Credit Suisse Group AG, përveçse kanë një përqindje të ulët rreziku, disa çanta luksi ofrojnë kthim investimi mbresëlënëse.