
Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të shtunë çmimet e reja të karburanteve në vend, duke reflektuar ndryshimet më të fundit në tregun e naftës. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 16 maj 2026, gazoili do të tregtohet me jo më shumë se 202 lekë për litër, ndërsa benzina me jo më shumë se 188 lekë për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 13:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit. Autoritetet paralajmërojnë se çdo operator që shkel vendimin do të përballet me masa deri në pezullim aktiviteti.
Njoftim për Shtyp
Bordi i Transparencës në datë 16 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 16 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.