
Ky është rekordi i ri prej më shumë se një viti. Monedha evropiane është zhvlerësuar me 3.2%, sipas përditësimit të Bankës së Shqipërisë.
Sot 1 Euro në pikat e këmbimit valutor është këmbyer me 100 Lekë.
Të njëjtin trend kanë ndjekur edhe monedhat e tjera në tregun valutor teksa Dollari amerikan këmbehet me 93.7 Lekë, paundi britanik me 117.6 Lekë e Franga zvicerane me 102.9 Lekë.
Kjo situatë e këmbimit valutor shpjegohet me fuqizimin e lekut si pasojë e fluksit turistik.