Falë Trump Bitcoin mund të arrijë në 100 mijë dollarë
Fitorja e Trump e ka forcuar tregun e kriptomonedhave. Që nga zgjedhjet presidenciale, çmimi i Bitcoin është rritur me 29% në javët e fundit, duke arritur nivelet më të larta të të gjitha kohërave.
Investitorët dhe mbështetësit e monedhave digjitale janë optimistë për ndryshimet rregullatore që mund të ndërmarrë Trump që sipas tyre mund t’i shtyjnë çmimet e Bitcoin edhe më të larta.
Politika miqësore e Trump ndaj kriptomonedhave, ka ngjallur diskutime se Bitcoin mund të arrijë nivele rekord në 100 000 dollarë por edhe përtej këtij kufiri në vitin 2025.
Trump është zotuar ta bëjë Amerikën kryeqytetin e kriptomoendhave në botë dhe madje ka hedhur edhe idenë e krijimit të një rezervë kombëtare në Bitcoin.
Ndryshimet thonë analistët mund të rrisin qartësinë e tregut duke i dhënë Bitcoin veçanërisht më shumë besueshmëri si një mjet investimi.