Ekonomia

Çfarë bëjnë bankat me lekët tona?!

Çfarë bëjnë bankat me lekët tona?!

E shumta e njerëzve kanë llogari bankare. Ju vendosni para në bankë dhe i tërhiqni ato kur ju nevojiten.

Për bankën, paratë tuaja nuk janë thjesht një fond për ruajtje. Janë një kredi që mund ta përdorin për të fituar më shumë para.

Ndiqni këtë rrugëtim të parave tuaja në bankë:

Çfarë bëjnë bankat me lekët tona?!

1-Kur paratë tuaja hyjnë në bankë, ato futen menjëherë në punë përmes sistemit financiar. Kjo ndodh edhe nëse është para, çek apo diçka tjetër, si një depozitë direkte nga puna juaj.

Çfarë bëjnë bankat me lekët tona?!

2-Një shumë e vogël lihet mënjanë si rezervë, qoftë në kasafortën e bankës apo banka të tjera. Historikisht, bankave u është kërkuar të mbajnë në dorë një sasi të vogël parash, zakonisht midis 3 dhe 10 përqind të depozitave të tyre.

Bankat e mëdha, duhet të kenë mjaftueshëm fond për të financuar tërheqjet dhe pagesat.

Çfarë bëjnë bankat me lekët tona?!

3- Disa nga paratë tuaja u jepen hua bizneseve, zakonisht në formën e kredive të biznesit të vogël. Bizneset paguajnë interes në bankë, që është një nga mënyrat se si bankat fitojnë para.

Çfarë bëjnë bankat me lekët tona?!

4- Një pjesë parave tuaja kalon edhe te njerëzit e tjerë, në formën e hipotekave, kredive për makina dhe kredive personale. Banka ngarkon interes për këto kredi. Ato zakonisht zgjasin pesë, 10, 15, madje edhe 30 vjet, duke siguruar një rrjedhë të qëndrueshme të të ardhurave në bankë.

Çfarë bëjnë bankat me lekët tona?!

5- Bankat gjithashtu ruajnë depozita në obligacione dhe letra me vlerë të qeverisë që paguajnë interes. Këto konsiderohen investime të qëndrueshme me kthime të parashikueshme.

Burimi, The Washington Post