Nga sot, transfertat në euro nga Shqipëria drejt BE-së me komisione të ulëta
Tuesday 7 October 2025, 11:47
TiranaPost

Nga sot, 7 tetor, qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro drejt vendeve të Bashkimit Europian me komisione shumë më të ulëta dhe sipas të njëjtave rregulla si brenda BE-së.
Shqipëria është zyrtarisht anëtare e SEPA-s (Zonës së Pagesave të Vetme në Euro), duke e bërë më të lehtë dhe më të lirë dërgimin e parave në euro jashtë vendit. Sipas vlerësimit të Bankës së Shqipërisë, vetëm vitin e parë qytetarët dhe bizneset do të kursejnë rreth 20 milionë euro falë këtyre ndryshimeve.
Kjo nismë pritet të lehtësojë bizneset shqiptare, të rrisë ndërveprimin ekonomik me partnerët europianë dhe të ulë koston e pagesave për qytetarët.