Ekonomia

Përvjetori jubilar që mblodhi miqtë e Grupit OTP!

Përvjetori jubilar që mblodhi miqtë e Grupit OTP!

Janë 20 vite të Bankës OTP në treg, por 5 vitet e fundit (që nga 2019-ta) kjo bankë po vepron edhe në Shqipëri. Në marsin e përvjetorit Grupi OTP mblodhi miq, bashkëpunëtorë në një ceremoni të veçantë.

Pati festë, por pati edhe reflektim për suksesin e arritur dhe për atë që do të vijë.

U trumbetuan edhe njëherë kolonat mbi të cilat OTP mbështetet:

Strategjia me synim rritjen e pandalshme

Agresiviteti në kredidhënie

Inovacioni

Dhe mbi të gjitha kultura e shërbimit

Përvjetori jubilar që mblodhi miqtë e Grupit OTP!

Në fjalën hapëse të ceremonisë së 5-vjetorit, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania, Z. Bledar Shella mes të tjerash tha:

“Pavarësisht gjithë sfidave që kemi kaluar, fokusi ynë ka qenë gjithmonë ndaj kënaqësisë së klientit, pasi ne kërkojmë të ndërtojmë një marrëdhënie afatgjatë me çdo klient duke reflektuar kështu edhe prezencën dhe strategjinë tonë. Sot Banka OTP Albania është e frymëzuar për të ardhmen duke parë arritjet e këtyre pesë viteve, duke qenë se në këtë periudhë Banka ka dyfishuar numër klientësh, ka rritur ndjeshëm numrin e degëve dhe ka bërë mjaft investime të cilat janë materializuar edhe në Performancën tonë financiare.”

OTP Albania ofron Norma interesi konkurruese dhe është mjaft e hapur për biznes, qoftë klientë Individë edhe Biznes dhe në këtë mënyrë reflekton dhe fleksibilitetin në përshtatje me kërkesat e klientëve për financime. Sot Banka është e dyta në vend për portofolin e kredive për shtëpi dhe prona të paluajtshme.

Përvjetori jubilar që mblodhi miqtë e Grupit OTP!

A e dini se OTP Albania ka rrjetin më të gjerë të ATM-ve? Ndërkaq prezenca e POS-eve rritet çdo ditë.

Sa për Platformën Online Banking është tashmë mjaft e pasuruar me funksione të reja dhe përditësimet do vijojnë edhe këtë vit. OTP është vazhdimisht në përshtatje me zhvillimin teknologjik.

Aktualisht OTP Albania ka 50 degë në të gjithë Shqipërinë dhe ofron shërbim 360 gradë për të gjithë segmentet e klientëve.

Përvjetori jubilar që mblodhi miqtë e Grupit OTP!

I pranishëm për të përcjellë urimin e tij ishte Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Z. Gent Sejko:

“OTP Bank duhet falenderuar jo vetëm për interesin që ajo ka patur për të hyrë në tregun bankar prej vitesh, por edhe për iniciativën dhe guximin për ta bërë këtë gjë në një periudhë shumë të vështirë, për cilësinë dhe performancën që ka treguar gjatë këtyre viteve. OTP Albania është bankë me prespektivë të mirë për të performuar dhe për të ndikuar pozitivisht në rritjen e ekonomisë kombëtare .” – u shpreh ai.

Banka OTP Albania ka mbi vete edhe çmime prestigjioze si: “Banka më e mirë në Shqipëri” akorduar nga Euromoney dhe The Banker për katër vite rresht, të përforcuara së fundmi edhe me çmimin “Best Business Banker” nga The Banker.

Përvjetori jubilar që mblodhi miqtë e Grupit OTP!

Banka OTP Albania është pjesë e Grupit Bankar OTP me qendër në Hungari, i cili është një nga grupet bankare lider me rritjen më të shpejtë ndër grupet e rajonit të Evropës Qëndrore dhe Lindore, me pozicionim të shkëlqyer përsa i përket përfitueshmërisë, stabilitetit në kapital dhe likuiditetit.

Rruga që do të ndjekë në vazhdim...

E ndërsa Banka OTP Albania vazhdon rrugëtimin e saj drejt ekselencës, ajo mbetet e palëkundur në angazhimin për të fuqizuar individët dhe bizneset për të shpalosur potencialin e tyre të plotë dhe për të realizuar aspiratat e tyre. Nën këtë vizion sa historik e po aq strategjik, Banka OTP Albania synon rritjen dhe zhvillimin institucional duke pasur mendësinë e orientimit drejt rritjes dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor, që ajo ka në fokus.