Ekonomia

Sa para shpenzuan turistët në Shqipëri gjatë vitit 2024

Sa para shpenzuan turistët në Shqipëri gjatë vitit 2024

Turistët e huaj që vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024 shpenzuan 5 miliardë euro. Mesatarisht, çdo turist rezulton të ketë shpenzuar rreth 427euro, përfshirë këtu udhëtimin dhe akomodimin.


Krahasuar me vitin 2023, shpenzimet e turistëve u rritën me 20%.

Nga ana tjetër, shqiptarët që zgjodhën të kalonin pushimet jashtë vendit shpenzuan 2.7 miliardë euro.

Sipas Bankës së Shqipërisë, e cila publikoi këto të dhëna në bilancin e pagesave, në vitin 2024 vendi mirëpriti 11.7 milionë pushues.