Ekonomia

Shtrëngimi i kredive, rregullorja e re e Bankës së Shqipërisë

Shtrëngimi i kredive, rregullorja e re e Bankës së

Banka e Shqipërisë ka përgatitur një rregullore të re, që pritet të sjellë një shtrëngim të fortë në aktivitetin kreditues të institucioneve financiare jobanka, që ndryshe njihen si mikrofinanca,me qëllim shmangien e abuzimeve në dhënien e kredive me vlera të vogla, që për hir të së vërtetës, nuk jepen vetëm nga mirkofinanca, por pjesa më e madhe e tyre lëvrohen nga sistemi bankare.


Por çfarë parashikon rregullorja e re?

Nuk lejohet dhënia në të njëjtën kohë e më shumë se dy kredive për të njëjtin klient apo huamarrës; nuk do të lejohet më dhënia e kredive me kartë identiteti; do të vendoset tavani në këstet e kredisë në raport me të ardhurat mujore neto të klientëve; nuk mund të lidhen kontrata të kredisë gjatë fashës orare 22:00 deri në 07:00 etj.

Ndryshimet e hartuara nga Banka e Shqipërisë pritet të godasin jo pak mikrofinancën.