Ekonomia

Turistët fuqizojnë dyqanet e vogla

Turistët fuqizojnë dyqanet e vogla

Një analizë e vogël e Monitor tregon sesi turizmi në Shqipëri po ndihmon dyqanet e vogla.

Rritja e konsumit të përditshëm, blerjet e turistëve në dyqanet e vogla kanë fuqizuar këto të fundit dhe ndikon drejtpërdrejt në rritjen ekonomike.

Shitjet me pakicë janë një tregues i hershëm i rritjes ekonomike.

Shkrimi i Monitor:

Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, i llogaritur bazuar në deflatimin e indeksit të shitjeve në vlerë, arriti 110,3, duke shënuar një rritje 5,9%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Ky tregues i përshtatur sezonalisht është rritur 2,0%, krahasuar me tremujorin paraardhës. Konsumi është ndihmuar ndjeshëm nga rritja e numrit të turistëve këtë vit. Në 6 mujorin e parë të vitit 4,5 milionë turistë të huaj hynë në Shqipëri ose 34% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e dytë 2024 është rritur me 6,2%, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2023.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 5,6%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023.

Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 6,8%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 5,3%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023.

Në ndryshimin vjetor prej +5,9%, në tremujorin e dytë 2024 ndaj tremujorit të dytë 2023, në tregtinë me pakicë, grupet kanë kontribuar si më poshtë: “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +2,7 pikë përqindje. Grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me +1,9 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me +1,3 pikë përqindje.

Në tremujorin e dytë 2024, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur me 1,2%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, ka pësuar rritje me 1,4%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur me 1,2%, kundrejt tremujorit të mëparshëm.

Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve, i përshtatur sezonalisht është rritur me 4,8%, kundrejt tremujorit të mëparshëm.

*Ky artikull u publikua nga Monitor.al dhe u ripostua nga Tiranapost.al