Çështje të Personalitetit

Çfarë nuk duhet t`i thuash kurrë dikujt që ka ide vetëvrasëse?

Çfarë nuk duhet t`i thuash kurrë dikujt që ka ide

Kur bëhet fjalë për vetëvrasjen njerëzit e lidhin më shumë me rastet kur dikush dëmton veten. Në fakt vetëvrasja duhet të shikohet në një spektër më të gjerë. Ekziston një zonë gri shumë pak e diskutuar. Këto janë rastet kur njerëzit po luftojnë me shëndetin e tyre mendor deri në pikën ku ata thjesht nuk duan të merren më me të; Ata nuk kanë një plan konkret për të vrarë veten, por as nuk kanë shumë dëshirë për të jetuar. Shumë njerëz jetojnë për vite të tëra në zonën gri.

Kjo quhet ide pasive vetëvrasëse. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, numri i njerëzve që përjetuan ide vetëvrasëse në një muaj të caktuar gjatë pandemisë u dyfishua që nga viti 2018. Në vitin 2019, të dhënat treguan se rreth 12 milionë njerëz mendonin seriozisht për vetëvrasje.

Sidoqoftë duke qenë se jo të gjithë e pranojnë këtë fakt, besohet se numri i njerëzve me mendime vetëvrasëse është edhe më i madh.

Meqë dje ishte dita e Parandalimit të Vetëvrasjeve, Huffington Post ka postuar një manual të gjithçkaje që nuk i duhet thënë dikujt që ka mendime të tilla. Mjeku, vetëm ai do të dijë se si ta këshillojë.

Thjesht largoji ato mendime, mos mendo më.

Në fakt këta njerëz duhet të përballen me mendimet e tyre dhe të mos i lënë të flenë. Kjo është më e shëndetshme, sesa t`i represojnë për një kohë të caktuar. Ndaj mos ia sugjero këtë.

Mos po mendon vetëvrasjen? Vërtet?

Sido që të të duket, në fakt kjo shprehje është ofenduese dhe paragjykuese. Varet edhe nga toni i zërit që përdor, por gjithsesi kujdes.

Po e tepron

Asnjëherë nuk gjyko. Asnjëherë nuk mund ta dish se sa e lëndon dikë një situatë e caktuar. Kush je ti që të peshosh Kush e tepron e kush jo? Do ta bësh të ndihet më keq.

Vetëvrasja është diçka e keqe, është mëkat

çdo gjë që ti beson rreth vetëvrasjen është thjesht mendimi yt. Nuk është koha për leksione. Detyra jote është të dëgjosh më shumë sesa të flasësh.

Prapë po ndihesh kështu?

Dhe pse duhet të jetë ndjenja gabim?

Po jeta jote është kaq në rregull

Situata është më shumë se kaq. Vetëvrasja është më shumë se kaq. Mos u përpiq t`i bësh moral.

Si mund ta mbështesni vërtet dikë që nuk dëshiron të jetojë

Mendimet për vetëvrasje, edhe nëse dikush nuk është në krizë, nuk duhet të injorohen.

Kur dikush ju thotë se ka mendime vetëvrasëse, është e rëndësishme t'i merrni ato seriozisht, por është gjithashtu e rëndësishme të kuptoni natyrën e mendimeve në kontekst.

Hapi i parë që duhet të bëni është të përpiqeni të përcaktoni se ku janë në të menduarit e tyre. Pyeteni sa shpesh i ka këto mendime.

Nëse dikush nuk është i lumtur që është gjallë ose lufton me mendimet si 'pse jam edhe unë këtu?', por nuk është në krizë të menjëhershme ju duhet të jeni të pranishëm, të qetë dhe mbështetës. Nuk është koha për t'i thënë që do ta telefononi më vonë dhe do të shihni se si ndihet ose nëse e ka kaluar.

Pranojini ndjenjat e tyre dhe dëgjojini. Dëgjimi pa gjykim është një nga mënyrat më të mira për të mbështetur dikë që ndihet në këtë mënyrë. Pastaj, ndihmojeni të kuptojë se mund të përfitojë nga ndihma profesionale.

Së fundi, dijeni se të flasësh për vetëvrasje nuk do të inkurajojë dikë të veprojë, por do ta ndihmojë të marrë mbështetjen për të cilën kanë nevojë.