Çështje të Personalitetit

Pse njerëzit që gënjejnë veten janë kaq karizmatikë!

‘Çështje të Personalitetit’ është blogu më i ri në Tiranapost që do trajtojë tema që lidhen me personalitetin e njeriut dhe dimensionet e tij. Shkrimi i parë i përshtatur nga Dr. Michael Kinsey bën një lidhje interesante mes njerëzve që gënjejnë edhe veten, karizmës së madhe që zotërojnë këta njerëz dhe sesi të tjerët vdesin t`u besojnë. Intriguese? Pafund

Pse njerëzit që gënjejnë veten janë kaq

Dr. Michael Kinsey, Ph.D./ Pse njerëzit që gënjejnë veten janë kaq karizmatikë? Çdokush gënjen, por jo të gjithë arrijnë të gënjejnë veten. Gënjimi i vetes, i barasvlefshëm me mohimin është një mekanizëm mbrojtës i nevojshëm.

Disa njerëz e kalojnë masën duke e përdorur mohimin në mënyrë të ngurtë dhe të papërshtatshme.

Po çfarë i bën kaq karizmatikë njerëzit që besojnë gënjeshtrat e tyre?

Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Nëse dikush beson gënjeshtrat e veta, atëherë të tjerët do t`i besojnë gjithashtu.

Njerëzit janë jashtëzakonisht të sofistikuar kur bëhet fjalë për të interpretuar sjelljen sociale, për të lexuar nën rreshta. Nuk është aq e vështirë për të kuptuar nëse dikush tjetër gjë po thotë e tjetër po mendon. Kur dikujt i mungon bindja mbi diçka që po shpreh, dallohet qartë.

Narcizistët janë mjeshtra të kësaj pune. Ata shpesh mund të flasin me superlativa për veten e tyre. Si e bëjnë këtë? Mos harro librin “The Little Engine that Could”. Kur gënjejnë për diçka thjesht mendojnë që një ditë kjo gjë mund të jetë reale, dhe e besojnë.

Por pyetja në lidhje me karizmën dhe gënjeshtrën ndaj vetes është një pyetje interesante. Shembulli klasik i këtij fenomeni është “Con Man”.

Ai ju detyron të blini qoftë edhe Vajin e Gjarprit për të kuruar Lupusin kronik. Mund të mendosh me vete që nuk do funksionojë, por bindja e atij që po të mashtron është aq e madhe sa mendon me vete: “Nuk e di se si mund të funksionojë kjo gjë, por ai duket shumë i bindur që ka sukses”.

Kur njerëzit vendosin, pa marrë parasysh në lidhje me çfarë, ata gjithmonë zgjedhin bazuar mbi emocione. Asnjë zgjedhje nuk është thjesht racionale. Ne zgjedhim bazuar në ndjenjën e besimit. Ne zgjedhim bazuar në atë që na duket më e mençur ose më e sigurt. Ne zgjedhim bazuar në frikën e humbjes së një mundësie.

“Ky vaj gjarpri mund të mos më shërojë, po meqë ai që ma sugjeron duket kaq i sigurt në efektivitetin e tij, budallaqe jam unë të mos e provoj për 20 dollarë?”

Këtu arrijmë në Efektin Placebo. Qoftë edhe ujë ky “Vaji i Gjarprit” do besosh se të shëron. Ose ashtu do të besosh.

“Nëse ai beson, atëherë edhe unë mund të besoj. E nëse besoj, ku i dihet, problemet e mia mund të zgjidhen”.

*Ky artikull është marrë nga Mindsplain dhe u përshtat nga Tiranapost.al. Ndalohet ribotimi pa lejen e editorit