Filozofia Urbane

Kush vërtet është VIP?

Kush vërtet është VIP?

A janë vërtet VIP personazhet si p.sh Elvana, Noizy, Jonida, Ledri, Geti, Luana, Stresi, Valdrini e të tjerë nga bota e shoubizit dhe medias që janë On Top të vëmendjes publike?

Para ca ditësh, gjatë një debati televiziv me modelen Trejsi Sejdini, fotografi Feliks Bilani tha se cilësimi VIP i takon vetëm figurave të caktuara (si p.sh Presidenti apo Kryeministri) dhe jo njerëzve nga bota e shoubizit. Natyrisht kjo nuk i ka pëlqyer Trejsit që më pas e ka bombarduar në stilin e saj.

Unë mendoj si Feliksi, dmth që cilësimi VIP i takon vetëm njerëzve që kanë një përgjegjësi të caktuar publike. Statusin VIP e jep një institucion i caktuar, p.sh një kompani private i jep status VIP drejtorit, ushtria i jep status VIP komandantit, shteti krerëve të shtetit, d.m.th të gjithë këta, brenda kontekstit të tyre të punës, kanë përgjegjësi dhe rrjedhimisht gjendja e tyre ka ndikim edhe mbi gjendjen e të tjerëve. P.sh, nëse kidnapohet drejtori i kompanisë e pëson gjithë kompania dhe krahasime të tjera të ngjashme.

Cilësimi VIP nuk ka si të vlejë për botën e shoubizit, pra e gjitha është projeksion, mirazh.

Sipas meje, jo pak nga kolegët e mi nga bota e artit dhe medias, që kanë shumë dëshirë për të luajtur rolin e VIP-it, duke bërë VIP-in vetëm se shpërfaqin komplekset e tyre, mbi të gjitha atë të inferioritetit.

E dua edhe mendimin tuaj!

Sipas jush, kush vërtet është VIP? Çfarë mendimi keni për yjet e shoubizit që deklarohen si VIP? Kush prej tyre vërtet mund të cilësohet VIP dhe gjithçka tjetër që mendoni se është e rëndësishme për këtë temë.