Histori Personale

7 muaj pas ndarjes, një vajzë martohet me ish-in pasi ai humbi memorien. Morali i historisë?

7 muaj pas ndarjes, një vajzë martohet me ish-in pasi ai humbi

Një grua është martuar me ish të dashurin e saj pa i treguar që kishin pasur një lidhje më herët bashkë.

7 muaj pas ndarjes, ai u aksidentua. Humbi kujtesën. U ritakuan bashkë. E pëlqeu për të dytën herë ish të dashurën e tij, e ngacmoi dhe ra sërish në dashuri. Fiks si në filma. Vetëm se ajo nuk ia tregoi historinë. Ajo ia fshehu që njëherë kishin qenë bashkë dhe ishin ndarë. Ndoshta nga frika se mund ta humbiste, trondiste…

Historia nuk tregon asgjë më shumë sesa, pavarësisht humbjes së kujtesës, njeriu me preferencat e tij, dëshirat e tij, me thelbin, mbetet po aty.