Histori Personale

Aktorja Lory Del Santo tregon si ka mbijetuar pas vdekjes së tre fëmijëve

Aktorja Lory Del Santo tregon si ka mbijetuar pas vdekjes së tre

Lory Del Santo sot 63 vjeç ka treguar për tragjeditë e jetës së saj dhe si është ringritur për të mbijetuar. Jo një, por tre fëmijë i ka humbur.

I pari ishte djali i saj Conor Clapton, i cili ra nga kati i 53-të i ndërtesës në Nju Jork kur ishte 5 vjeç. Ngjarja ndodhi në 20 mars të 1991-shit. Pastruesja kishte harruar dritaren hapur.

“Fati përbëhet nga sekondat. Dy sekonda më parë, kjo nuk do të kishte ndodhur. Kush e di sa herë për dy sekonda nuk ndodhën gjëra të caktuara dhe unë mbeta gjallë. Unë vazhdoj të mendoj se fëmijët janë ende aty. Jam si e varrosur për së gjalli. Ndihem si të ma kenë hedhur dheun me lopatë dhe ndërkohë unë shikoj gjithçka”, thotë aktorja.

Në vitin 2018 djali i saj Loren u vetëvra. Në vitin 2019, Del Santo tregoi se djali i vuante nga anhedonia, një sëmundje që e bën të pamundur të kënaqesh me aktivitete normale si ushqimi, të qenit në shoqërinë e të tjerëve etj.

Së fundmi Lory tregoi se në vitet `90 lindi një tjetër djalë, përpara kohe, i cili jetoi vetëm dy javë dhe vdiq nga një infeksion.

Këto nuk kanë qenë tragjeditë e saj të vetme në jetë.

Aktorja foli për Corriere edhe për vdekjen e babait të saj, i cili vdiq kur ajo ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë: “Babai im në arkivol. I vetmi kujtim që kam për të. Nuk mund ta shpjegoja pse flinte në një shtrat që nuk ishte i tiji”, tha Del Santo, duke deklaruar se ato pak kujtime që ka kur ishte fëmijë, përveç atyre të babait, lidhen me nënën e saj. që “nuk më kuptoi. Nuk më besoi kurrë, nuk më besoi gjithë jetën”.