Arsyeja e bukur që fshihet pas kësaj fotoje me 5 mijë njerëzit që pritën nën shi

Kjo nuk është një foto e zakonshme. Është një dëshmi e jashtëzakonshme e forcës së një komuniteti që bashkohet për të shpëtuar jetën e një fëmije.
Në mars të vitit 2019, afro 5,000 njerëz pritën për orë të tëra në shi, në shkollën fillore Pitmaston në Worcester, për t’u testuar në një aktivitet të organizuar nga shoqara bamirëse DKMS. Qëllimi ishte të gjendej një dhurues i mundshëm qelizash staminale për një djalë pesëvjeçar, Oscar Saxelby-Lee, i cili vuante nga një formë e rrallë kanceri, leuçemia limfoblastike akute T-cell.
Thirrja e prindërve të Oscar-it për ndihmë preku mijëra zemra dhe mobilizoi një turmë njerëzish që nuk u tërhoqën as nga moti i keq. Ky reagim i jashtëzakonshëm theu rekorde në regjistrimet për dhurim, duke arritur në afro 6,000 pjesëmarrës.
Falë këtij solidariteti, u gjet një dhurues i përshtatshëm dhe Oscar iu nënshtrua me sukses një transplanti, ndjekur nga trajtime të tjera në Singapor. Tani, pas më shumë se gjashtë vitesh i lirë nga kanceri, Oscar-i sapo ka festuar ditëlindjen e tij të 12-të, një moment që nuk do të kishte qenë i mundur pa mbështetjen e njerëzve me zemër të madhe.