Histori Personale

Gjinekologu i njohur italian lë fjalimin testament pak para se vdiste nga kanceri në pankreas

Gjinekologu i njohur italian lë fjalimin testament pak para se vdiste nga

Gjinekologu i njohur italian Giovanni Scambia la një fjalim testament pak para se të ndërronte jetë nga kanceri në pankreas. Disa media kanë raportuar se ai ishte një nga anëtarët e ekipit që operuan Princeshën Kate Middleton, por nuk është konfirmuar. Ajo që vlen të theksohet është se doktori në video shpëtoi qindra gra dhe zgjati jetën e qindra të tjerëve.

Ai vazhdoi të punonte deri në ditën e fundit, edhe pasi u diagnostikua me kancer në fazën e avancuar të pankreasit.



“Udhëtimi ynë përfundon këtu. Ka një mesazh të fundit që dua t’iu lë të rinjve: mahnituni nga përparimet dhe arritjet. Ju uroj që të kaloni ende shumë zbulime, shumë fitore”, tha ai.

Giovanni Scambia ndërroi jetë më 20 shkurt, në moshën 65 vjeç. Fjalimi i tij, testamenti i tij shpirtëror, u duartrokit nga qindra njerëz që morën pjesë në funeralin e tij.