Histori Personale

Historia e Teutës, farmacistes që krijoi një 'klinikë online' kur ishte 53 vjeçe

Historia e Teutës, farmacistes që krijoi një 'klinikë

“Je çmendur? Biznes online 53 vjeçe? Nuk ke për t`ia dalë!” Kështu e nis rrëfimin mbi historinë e saj të suksesit, Teuta e Onovopharma-s.

Në faqen e saj ajo ka treguar rrugëtimin e vështirë të një biznesi online të nisur në moshën 53 vjeçare. Bashkëpunëtorin e saj, bashkëshortin e humbi gjatë rrugës dhe iu desh të dilte në krye vetëm.

Me ndihmën e një ekipi sigurisht, Teuta me profesion farmaciste krijoi një platformë online me rreth 150 mijë ndjekës dhe një grup mjekësh dhe profesionistësh të shëndetësisë që ndajnë informacione me komunitetin. Si të ishte një klinikë online. Siç edhe vetë thotë në fund, "Qielli është kufiri".

Historinë e plotë të saj e gjen në këtë video


Tiranapost.al