Histori Personale

Nike injoroi një email… dhe humbi atletin më të mirë të të gjitha kohërave

Nike injoroi një email… dhe humbi atletin më të mirë
Në vitin 2005, Lionel Messi ishte vetëm 18 vjeç. Ai po shkëlqente me Barcelonën. Prej 4 vitesh përdorte këpucë Nike. Në fakt, e ardhmja e një superylli si ai ishte në dorën e tyre. Por Nike e humbi… dhe e humbi në mënyrën më idjote.

Babai i Messit, Jorge, nuk kërkonte miliona. Ai thjesht donte një bisedë të zakonshme për një sponsorizim: disa produkte, pak vëmendje, një telefonatë mbrapsht. Por Nike nuk u përgjigj kurrë. Email-et mbetën pa përgjigje, telefonatat u injoruan.


Ndërkohë, Adidas i dha vëmendje. Ata panë një magjistar 18-vjeçar. Vepruan shpejt: dërguan pajisje, përfaqësues, treguan besim. Bënë që Messi të ndihej i çmuar, edhe para se të bëhej Messi™.

Në vitin 2006, marrëveshja u finalizua. Messi kaloi tek Adidas, përgjithmonë. Nike nuk e humbi për shkak të parave. E humbi për shkak të pakujdesisë.


Pastaj erdhën triumfet:
• 8 Topa të Artë
• Më shumë se 800 gola në karrierë
• 4 Champions League
• 1 Kupë Botërore

Çdo moment i veçantë, çdo moment viral, çdo foto? Të gjitha me këpucë Adidas.

Çfarë humbi Nike? Një mundësi për branding prej 10 miliardë dollarësh. Messi nuk ishte thjesht një atlet, ai u bë një fenomen global, dhe Adidas zotëronte “altarët”.

Edhe më keq: ai la nën hije Yjet e Nike: Cristiano Ronaldon, Neymar, Mbappé. Nike pagoi superyjet, por Messi ia vodhi gjithë vëmendjen.


Në 2022, Adidas i rinovoi Messit kontratën për gjithë jetën. Ndërkohë, ekzekutivët e Nike ende bëjnë sikur kjo nuk ka qenë gabimi më i madh në historinë e marketingut sportiv.

Ky nuk ishte dështim i produktit. Ishte dështim vëmendjeje. Një email i injoruar, një përfaqësues dembel, një moment i humbur që kushtoi miliarda.