Histori Personale

Rrëfimi tronditës i Eva Grimaldit: Kur isha 9 vjeçe një mik i familjes abuzoi me mua

Rrëfimi tronditës i Eva Grimaldit: Kur isha 9 vjeçe një

Aktorja e njohur italiane, Eva Grimaldi, ka ndarë së fundmi një përvojë të dhimbshme nga e kaluara e saj. Gjatë një interviste në programin “Verissimo”, ajo rrëfeu abuzimin që ka përjetuar në fëmijëri.

“Isha vetëm nëntë vjeçe kur prindërit e mi më besuan një miku të familjes nga Marche, i cili po merrej me ndërtimin e shtëpisë sonë të re. Ata i thanë: ‘Merre Evën me vete, që ajo të shohë shtëpinë…’”, rrëfen aktorja.

“Nëna ime, me gjithë zemër, donte të më jepte një ndjenjë përgjegjësie, të më bënte të ndihesha e rritur, duke parë dhe vlerësuar shtëpinë e re,” vazhdon ajo.

“Por sapo arritëm atje, ai më çoi direkt në një dhomë dhe menjëherë ndjeva diçka të pazakontë. Më kërkoi të shtrihesha dhe të tregoja mendimin tim për shtratin, pastaj filloi të më prekte…”