Histori Personale

S`bleva asgjë për një vit rresht dhe ja sa para kurseva

S`bleva asgjë për një vit rresht dhe ja sa para kurseva

“Duke qenë një gazetare ekonomie në Londër për 10 vitet e fundit, miqtë, familja dhe kolegët e mi mendonin se isha shumë e zonja me paratë. Po kjo nuk ishte e vërtetë”, thotë për Telegraph Michelle McGagh.

Pasi vuri re se kohët e fundit kishte shpenzuar mijëra dollarë për gjëra krejtësisht të panevojshme (kafe, ushqime jashtë, rroba), ajo vendosi të mos shpenzonte për një vit të tërë - duke filluar nga e Premtja e Zezë e 2015-ës.

Natyrisht, ajo nuk mund të shpenzonte asgjë, kështu që bëri një listë të gjërave që mund të blinte apo paguante. Në listë përfshihej hipoteka e shtëpisë, shërbimet komunale, sigurimin e jetës, donacionet e bamirësisë dhe faturat e telefonit cellular. Të gjitha këto shkonin më pak se 2000 dollarë në muaj.

Ajo gjithashtu do t'i lejonte vetes gjërat bazë si pasta e dhëmbëve, deodoranti, shampoja dhe ushqim për të dhe burrin e saj, për të cilat ata ranë dakord të vendosnin një objektiv javor prej rreth 35 dollarësh.

Por nuk kishte buxhet për luks. Kjo do të thoshte se nuk kishte udhëtime në kinema, asnjë dalje mbrëmjeve për të pirë një gotë, as dreka-darka në restorante. Nuk do të kishte as rroba të reja, as pushime, as anëtarësim në palestër, madje as një KitKat nga supermarketi.

Megjithëse burri i saj ishte i shqetësuar se sfida ishte shumë ekstreme, McGagh ishte e vendosur për ta çuar deri në fund. Përdori biçikletën për në punë dhe veshi gjatë gjithë vitit rrobat që kishte.

Në pak muaj pa se kursimet po i rriteshin dhe kështu nisi të shlyente para ekstra për kredinë që kishte.

Në fund të vitit kishte përafërsisht 23 mijë dollarë më shumë se sa kur nisi sfidën.

Të vetmet herë kur nuk e respektoi rregullin ishte kur u bleu miqve birra për t`i qerasur në natën e ndërrimit të viteve dhe kur preu një biletë avioni për të takuar gjyshen e saj.