HOROSKOP

Horoskopi për muajin Maj 2023

Horoskopi për muajin Maj 2023

Dashi

Nëse përjetoni tronditje në grupin tuaj të miqve në fillim të muajit, falë Plutonit retrograd, jini të butë me veten. Ndërsa rritemi, është normale që rrethi ynë shoqëror të ndryshojë. Java e parë e majit sjell një eklips stresues, por është gjithashtu një justifikim i shkëlqyer për t'iu dorëzuar përtacisë dhe për të fjetur sa më shumë që të jetë e mundur në fillim të muajit. Do të jeni mirënjohës për pjesën tjetër, sepse gjysma e dytë e muajit sjell lajme të mirëpritura për bollëk dhe ftesa shoqërore. Aq sa do të ndjeni sikur keni më shumë miq seç mund të kishit ëndërruar ndonjëherë. Jeta juaj e dashurisë do të jetë e favorshme.

Demi

Ju duhet t'ia kaloni pishtarin e festës Binjakëve këtë muaj, por mos u shqetësoni. Do të keni ende shumë për të festuar. Plutoni ju jep mundësinë që vetëvlerësimi juaj të jetë ashtu siç duhet: i lartë. Përdoreni këtë vetëbesim për të trajtuar çdo gjë që keni shtyrë. Nëse nuk e bëni këtë mund t`ju mbyllen disa dyer. Me planetin tuaj në pushtet, Venusin e bukur, që hyn në Shtëpinë tuaj të 3-të të Komunikimit, ju duhet të jeni në gjendje të shprehni anën tuaj të guximshme dhe të shprehni nevojat dhe dëshirat tuaja (pa stresin e eklipsit).

Binjakët

Sigurohuni që të gjithë të njohin shijen tuaj të preferuar të tortës, Binjakët, sepse sezoni juaj fillon këtë muaj. Dhe po, sigurisht, ju mund të festoni gjatë gjithë kohës. Megjithatë, përpara se dielli të hyjë në shenjën tuaj të dielën, më 21 maj, yjet kanë disa detyra për ju. Fillimisht, në fillim të majit, ju e gjeni veten të intriguar nga një kauzë që është e re për ju dhe jeni të habitur se sa përmbushëse është, edhe nëse po ndihmoni me modesti një mik në një kohë të vështirë. Ka një eklips dramatik, por për ju, është thjesht një justifikim për të luajtur me guxim dhe për të shijuar rutinat e hollësishme të kujdesit të lëkurës. Bëhuni gati që të gjithë të jenë xhelozë për ju ndërsa mbusheni me vëmendje. Argëtimi për ju fillon tani.

Gaforrja

Plutoni në retrograd ju kërkon të rimendoni marrëdhënien tuaj. Mund të jeni duke eksploruar rrugë të reja kënaqësie ose duke marrë një pushim shumë të nevojshëm nga aplikacionet e takimeve. Megjithatë, pavarësisht se çfarë po ndodh me romancën, këtë maj nuk do të ndiheni vetëm. Miqtë tuaj ju kujtojnë se sa të mrekullueshëm janë duke ju ofruar mbështetje të vazhdueshme dhe besnike. Kujtojuni se sa shumë e vlerësoni miqësinë e tyre duke organizuar një darkë ose koktej. Yjet tregojnë se ka të ngjarë të krijoni lidhje të reja këtë muaj, të cilat janë të frytshme. Nëse nuk mund të premtojmë para, ne mund t'ju ofrojmë shpresë për më shumë bollëk.

Luani

Kur planeti transformues Plutoni shkon në retrogradë në fillim të muajit, yjet duan që ju të vlerësoni miqësitë tuaja për sa kohë që nuk po humbisni individualitetin e veçantë gjatë procesit. Askush nuk shkëlqen aq shumë sa një Luan, prandaj kontrollohu me veten dhe sigurohu që të ndihesh po aq i përkëdhelur sa një mace shtëpie. Qëndroni brenda gjatë eklipsit kaotik të Akrepit, pasi keni mjaft drama. Ju gjithashtu ka të ngjarë të takoni njerëz të rinj këtë muaj, duke përfshirë ata që mund të provojnë të jenë lidhje të vlefshme profesionale. Yjet nuk mund të premtojnë para, por ju sigurojnë sukses.

Virgjëresha

Kur fillon maji, planeti juaj sundues, Mërkuri, është ende në retrogradë, Virgjëreshë. Jini të butë me veten. Maji përfundon me sezonin e zhurmshëm të Binjakëve, i cili do ta mbajë të zënë kalendarin tuaj social, kështu që dëshironi të pushoni në një moment të caktuar. Parashikohet bollëk edhe për ju. Sigurohuni t`i lexoni të gjitha mesazhet, përndryshe mund të humbisni mundësinë për një projekt shumë të dashur. Maji ju kërkon gjithashtu të ndërgjegjësoheni dhe të ndërtoni ura komunikimi kur keni vërtet nevojë për dashuri dhe ndihmë nga komuniteti juaj i besuar.

Peshorja

Ju jeni shenja e marrëdhënieve, Peshore, por kjo nuk do të thotë që i dini të gjitha në këtë fushë. Keni ende për të mësuar. Fillimi i majit ju kërkon të rishikoni marrëdhënien tuaj me sensualitetin dhe seksualitetin. Kjo mund të nënkuptojë çdo gjë. Mund të provoni të fantazoni, ose të bëni një pushim nga seksi për t'u fokusuar në forma të tjera të kujdesit për veten. Varet nga situata. Megjithatë, edhe nëse jeni partnerë të lumtur, mesi i majit kërkon që të kaloni kohë me miqtë tuaj. Familja juaj e zgjedhur është themeli juaj dhe ka nevojë për ujitje. Në fund të fundit, fundi i majit sjell sezonin e Binjakëve, i cili ka të bëjë me aventurat në plazh, kërcimet në orët e vona të natës dhe fillimin e fluturimeve të verës.

Akrepi

Mund t`i bësh njerëzit për ujë të ftohtë Akrep, edhe pse thellë në vetvete, je një shenjë e ngrohtë që dëshiron vetëm dashuri. Përpiquni të bëheni më të vetëdijshëm për emocionet tuaja dhe mënyrën se si ato duken tek të tjerët, veçanërisht kur një nga planetët tuaj në pushtet, Plutoni transformues, shkon retrogradë në fillim të majit. Qëndroni më mirë brenda dhe larg alkoolit nëse është e mundur gjatë eklipsit që bie në shenjën tuaj të premten, më 5 maj. Astrologët i quajnë eklipset të egra, sepse çdo gjë mund të ndodhë. Nëse tashmë jeni në ankth, astrologu juaj ju ka dhënë leje të kaloni ca kohë larg rrjeteve sociale dhe me ushqime të lehta, duke parë shfaqjen tuaj të preferuar televizive.

Shigjetari

Në fillim të muajit bëni kujdes me stilin tuaj të komunikimit. Po tregohesh pak i ashpër, Shigjetar. Si shigjetari, ju jeni e vetmja shenjë që mbani armë. Fatmirësisht, Plutoni retrograd ofron disa udhëzime të dobishme nga yjet dhe marrëdhëniet tuaja lulëzojnë këtë muaj. Keni nevojë për më shumë pushim. Pra, përqafoni përtacinë gjatë majit. Mos kini frikë të eksploroni metodat e vetëkujdesit ose përkëdheljes që janë të reja për ju.

Bricjapi

Ju keni për detyrë të kontrolloni humorin tuaj këtë muaj, Bricjap. A jeni plotësisht i pranishëm në marrëdhëniet tuaja? Jeni të inkurajuar të bëni një mbledhje me miqtë dhe përgatituni për disa të qeshura të mira. Maji ju kërkon gjithashtu të ndiqni rrugë të paeksploruara sensualiteti dhe seksualiteti. Fundi i majit do t`ju kujtojë të doni një person më shumë se këdo se kjo është vetja. Mbani mend, pjesë e gjetjes së një ekuilibri punë/jetë është krijimi i një kohe të mjaftueshme vetëm për t'u rimbushur, përveç rritjes së marrëdhënieve tuaja me të tjerët. Pushoni sa herë të keni mundësi, sepse ju presin ditë të gjata.

Ujori

Retrogradi i Mërkurit të muajit të kaluar ju lejoi të bëni pauzë në bisedat e rëndësishme. Megjithatë, edhe përpara se komunikimi të ecë drejtpërdrejt në mes të majit, duhet të forcoheni, të ndaloni zvarritjen dhe të kuptoni se çfarë dëshironi. Pavarësisht nëse është profesionale apo personale, diçka po ju shqetëson. Nëse nuk e merrni kontrollin, një eklips emocional në Akrep mund t'ju sjellë ndryshime. Maji ka të bëjë më shumë sesa thjesht me tema serioze. Yjet kërkojnë që ju të mbështeteni në ritualet e bukurisë këtë muaj dhe është më shumë se në rregull të trajtoni veten me një pamje të guximshme grimi. Muaji përfundon me aventura me miqtë, duke ju kujtuar se detyra për të rritur intimitetin mund të jetë shumë argëtuese.

Peshqit

Ashtu si shumë prej nesh vitet e fundit, ju i keni lënë në pritje disa nga projektet tuaja. Kur planeti transformues Plutoni shkon retrograde, yjet rritin fuqitë tuaja poetike, madje edhe psikike, për t'ju ndihmuar të vazhdoni dhe t'i ktheni ëndrrat tuaja në realitet. Në lidhje me jetën romantike, ky muaj do të jetë on top.