Seksi

27-vjeçari që la seksin sepse ka alergji nga vetë orgazma!

27-vjeçari që la seksin sepse ka alergji nga vetë orgazma!

Një djalë 27-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për të ruajtur privatësinë, është i detyruar të abstenojë (heqë dorë) përgjithmonë nga seksi. Shkak është alergjia ndaj orgazmës.

Sa herë që ai ejakulon, shfaq simptoma të gripit dhe manifestime të tjera që në një pikë mund të bëhen serioze.

Shenjat e tij jane temperaturë, kollë, dobësi muskulare, si dhe probleme me të folurin, përqendrimin dhe kujtesën. Nyjet limfatike gjithashtu fryhen dhe skuqen. Këto çrregullime mund të zgjasin nga dy deri në shtatë ditë nga momenti i ejakulimit.

Mjekët besojnë se sëmundja e tij, e përshkruar në revistën Urology Case Reports, ka nisur afërsisht 10 vjet më parë, kur ai ishte 18 vjeç.

Që atëherë ai është përpjekur t`i shmangë sa më shumë marrëdhëniet seksuale, derisa hoqi dorë përfundimisht nga seksi dhe për pasojë edhe nga lidhjet romantike. Vendimin e mori pasi mjekët e identifikuan sëmundjen dhe i dhanë diagnozën: sindroma e sëmundjes pas orgazmës.

Shkaqet e kësaj alergjie nuk dihen.

Sipas Andrew Shanholtzer i Shkollës së Mjekësisë “William Beaumont” në Universitetin e Oakland (SHBA), një nga autorët e studimit, është e mundur që sindroma mund të lindë si rezultat i një infeksioni ose dëmtimi të testikujve, pra trauma që mund të çojë në rrjedhjen e sasive mikroskopike të spermës në qarkullimin e gjakut, ndaj së cilës trupi përgjigjet. Normalisht, sperma ka një membranë që e ndan atë nga pjesa tjetër e organizmit, por nëse kjo dëmtohet, lëngu seminal nuk është më i izoluar dhe në atë moment shkaktohet reaksioni alergjik.