Papërsosmëritë tuaja!
Ajo puçërr e madhe dhe e kuqe në barkun tuaj. Celuliti në këmbët tuaja. Një qime. Një grumbull yndyre në bark.
Po ai a i vë re këto papërsosmëri?
Përgjigjen do ta marrësh sot!
Nëse është seksi i rastësishëm, mund t`i vërë re pak, ose aspak. Ai është thjesht mirënjohës që ti i je ofruar. Nëse jeni në një marrëdhënie të përkushtuar dhe ju do, ai i pranon të ashtuquajturat 'të meta' tuajat, sepse i ka edhe ai disa. Nëse ai ndihet i trazuar, gjithçka rreth jush shihet përmes një filtri intensiv e të hollësishëm.
Edhe kur një marrëdhënie është e re dhe ai është i pavendosur, të gjitha papërsosmërive jo vetëm që u kushtohet vëmendje, por edhe shqyrtohen me kujdes. Ne të gjithë bëjmë një bilanc – të vetëdijshëm apo të pavetëdijshëm – për të vendosur nëse një marrëdhënie ka baza. Ajo që është e rëndësishme është se listat e dëshirave të partnerëve tanë janë shumë personale.
Kjo nuk është diçka për të cilën do të jeni të vetëdijshëm. Vetëm nëse e pyesni dhe ai është totalisht i sinqertë t`jua tregojë.