Seksi

Çelësi për seks të kënaqshëm, sipas 4 ekspertëve

Çelësi për seks të kënaqshëm, sipas 4
Ajo që përfshin një jetë e mirë seksuale është unike për ju dhe ka të ngjarë të ndryshojë gjatë gjithë jetës suaj. Disa eksperte seksi tregojnë se cili është për to, çelësi i seksit të kënaqshëm.

Kamil Lewis: Sidomos për femrat, seksi është socializuar si diçka që ju e bëni si kërkesë apo domosdoshmëri për kënaqësinë e të tjerëve. Për mua, kënaqësia seksuale ka të bëjë me çlirimin nga kjo ide. Unë mendoj për sigurinë: siguri për të thënë jo dhe sigurinë për të thënë nuk jam rehat, por gjithashtu siguri për të shtyrë kufijtë tuaj, për të eksploruar gjëra të reja. Përjetimi ka të bëjë shumë me komunikimin. Të jesh në gjendje të kërkosh në mënyrë eksplicite gjëra nga një partner dhe të zhvillosh gjuhën rreth asaj që të pëlqen.

Shadeen Francis: Luftoni dëshirën për të lëvizur jashtë trupit tuaj dhe ndaloni mendimet. Kjo mund të tingëllojë si, 'A po zgjat shumë? A dukem budallaqe? Duhet të ndaloj—nuk dua të jem e pangopur.' Këto janë të gjitha mesazhe të brendësuara që na mbajnë larg nga ai vend i kënaqësisë. Kënaqësia seksuale të kërkon të lejosh veten të ndalosh kur je mjaftuar për t'u ndjerë mirë, jo kur mendon se duhet të mbarosh.

Cheryl Fagan: Kënaqësia seksuale ka të bëjë shumë me mënyrën se si shfaqeni emocionalisht. Seksi mund të jetë një pasqyrë edhe për shëndetin e marrëdhënies suaj. Ajo që po ndodh jashtë dhomës së gjumit do të ndikojë në atë që po ndodh në dhomën e gjumit.

Caroline Spigiel: Jemi kaq autokritikë. Ne e monitorojmë veten nga afër. Por për të përjetuar kënaqësi, duhet të ndiheni të lirë dhe rehat në trupin dhe veten tuaj. Vetë, kjo ka të bëjë me masturbimin dhe njohjen e asaj që ju pëlqen, çfarë ju ndez dhe çfarë ju bën të ndjeheni mirë fizikisht. Me partnerin, është të ndiheni rehat me atë person dhe të dini se si ndiheni për njëri-tjetrin. Lidhja është sekreti i seksit të kënaqshëm.