Kur ndonjë personazh filmi mban shënim datat e marrëdhënieve seksuale dhe emrat e partnerëve nuk është thjesht diçka komike si efekt i një filmi komedi. Mesazhi i rëndësishëm që qëndron pas kësaj është mbrojtja nga infeksionet seksualisht të transmetueshme, por jo të gjithë njerëzit kanë shumë partnerë. Pavarësisht kësaj, mbajtja e një ditari të jetës tuaj seksuale mund të jetë një ide me të vërtet e mirë. Mund të ndihmojë në përmirësimin e mirëqenies mendore, rregullimin e mendimeve, shmangien e frikës dhe ndjenjave negative si dhe gjetjen e origjinës së anktheve.
Një ditar i jetës seksuale të një personi, në veçanti, mund të shërbejë për të kuptuar më mirë veten në një sferë të jetës që është e rëndësishme dhe që nuk ka të bëjë vetëm me marrëdhëniet fizike, por gjithashtu dhe mbi të gjitha me perceptimin e vetvetes dhe marrëdhëniet me qeniet e tjera njerëzore.
Në artikull, eksperimenti me ditarin e jetës seksuale të një personi kryhet për një javë, ose për një periudhë më të gjatë apo edhe për një jetë, ndoshta jo në baza ditore. Sigurisht, ditari nuk do të flasë vetëm për partnerët dhe marrëdhëniet seksuale që ata kanë pasur, por edhe për reflektimet personale mbi seksualitetin në kuptimin e gjerë të termit.
Një nga temat që mund të trajtohet në këtë ditar të veçantë është përvoja e parë seksuale e dikujt. Ju mund të flisni për atë që preferoni, natyrisht në mënyrën se si ju kujtohet. Për shumë njerëz është pothuajse një klishe që përvoja e parë është një katastrofë e vërtetë, midis prezervativëve, duarve që nuk dini ku t`i vendosni, sikletit dhe ndoshta romancës në nivelet zero. Por nuk është e njëjta gjë për të gjithë.
Në mënyrë të ngjashme, është e rëndësishme të shkruani mbi përvojat tuaja të fundit seksuale dhe të përpiqeni të kuptoni se çfarë ka ndryshuar me kalimin e kohës në krahasim me atë marrëdhënie të parë. Nuk ka të bëjë vetëm me njohjen më mirë të trupit tuaj, por edhe me zhvillimin e mënyrës së komunikimit me partnerin për t`i treguar atë që preferoni në shtrat.
Një pjesë tjetër e ditarit mund të ketë të bëjë me mësimet që keni marrë mbi seksin. Cila metodë mbrojtëse është më e mira, si e zgjon dëshirën seksuale, si i ndikon periudha e ciklit menstrual, këto janë disa detaje që mund të ndihmojnë në përmirësimin e eksperiencës seksuale.
Në ditar, ashtu si në çdo ditar njeriu është i lirë të shkruajë pa frikë edhe rreth veprimeve në intimitet që i pëlqejnë, por edhe rreth atyre që urren. Në fund do njohësh një tjetër aspekt të vetes.
*Artikulli i Roba Da Donne u përshtat në shqip nga Tiranapost.al