Seksi

I dashuri shikon porno fshehurazi, sa e dëmshme është kjo?

I dashuri shikon porno fshehurazi, sa e dëmshme është kjo?

Më poshtë është shqetësimi i një gruaja rreth marrëdhënies së munguar seksuale dhe faktit që partneri shikon fshehurazi porno. Psikologia i përgjigjet.

E lashë burrin tim sepse seksi ishte i mërzitshëm me të, për të mos thënë edhe inekzistent. I dhashë duart kur njoha dikë tjetër. Jeta seksuale me partnerin e ri ishte e shkëlqyer dhe nisëm të jetonim bashkë. Por pikërisht në këtë moment magjia u prish. Kam zbuluar rastësisht që ai shikon pornografi kur unë nuk jam në shtëpi. Sigurisht nuk do ta kisha vrarë mendjen për këtë gjë sikur jeta jonë seksuale të ishte ok. Po në situatën tonë, më bën të ndihem keq. Ai kurrë nuk më prek me dorë, edhe nëse bëjmë seks. I bëj të gjitha unë. Dhe po, jam sërish shumë e pakënaqur.

Përgjigja e psikologes.

Partnerët duhet të mësojnë njëri-tjetrin se si u pëlqen të kënaqen. Të gjithë janë të ndryshëm, prandaj duhet të jeni shumë specifik në shpjegimin - madje edhe tregimin - e nevojave tuaja ndaj partnerit të ri. Ai nuk mund ta lexojë mendjen tuaj. Shikimi i pornografisë fshehurazi është jashtëzakonisht i zakonshëm për burrat dhe gratë dhe normalisht nuk ndikon negativisht në jetën seksuale të një partneri. Problem është vetëm nëse shndërrohet në një fiksim. Përkundrazi, diskutimi mbi pornografinë ndihmon në zbulimin e nevojave të njëri-tjetrit dhe në përmirësimin e lidhjes erotike në përgjithësi.