Seksi

Ke dëgjuar ndonjëherë për asistentin seksual? E drejta e munguar e çdo njeriu me aftësi ndryshe

Ke dëgjuar ndonjëherë për asistentin seksual? E drejta e

Ke dëgjuar ndonjëherë për asistentin seksual? Ky është një pozicion pune i pranishëm në shumë vende evropiane, që u garanton personave me aftësi të kufizuara mjetet e nevojshme për të përmbushur nevojat e tyre seksuale.

Në Itali nuk është ende i rregulluar me ligj, por është në diskutime të vazhdueshme, kurse në Shqipëri nuk është diskutuar.

Rregullimi i kësaj figure do të ishte një shenjë shumë e rëndësishme e civilizimit, sepse kjo do të nënkuptonte njohjen përfundimtare të së drejtës së personave me aftësi të kufizuara që të mund të kishin jetën e tyre seksuale.

Çfarë bën asistentja apo asistenti i seksit?

Asistenti i seksit duhet së pari të jetë i trajnuar në fushat mjekësore, juridike, sociale, seksologjike dhe etike. Ky njeri do të ofrojë kënaqësi seksuale për njerëz që janë në pamundësi fizike për të lëvizur.

Do të ishte jashtëzakonisht e gabuar të ngatërrojmë rolin e ndihmësit seksual me atë të punonjëseve të seksit. Veprimi i kësaj figure zhvillohet në një gamë shumë më të gjerë, që përfshin gjithashtu ndihmë për emocionalitetin, për afektivitetin.

Përmes profesionalizmit ky asistent mbështet personat me aftësi të kufizuara të përjetojnë erotizëm dhe seksualitet.

Ke dëgjuar ndonjëherë për asistentin seksual? E drejta e

Nëse e ke parë “Me Before You” e kishe një ide që në filllim. Nëse nuk e ke parë, duhet ta shikosh.