Këto katër veprime mos i bëni kurrë pas marrëdhënies seksuale!
Seksi mund të jetë momenti më i bukur që lidh një çift, por megjithatë, ka edhe ai disa rregulla, të cilat, nëse nuk ndiqen, nuk e zgjatin kënaqësinë.
Nuk mjafton dashuria juaj apo edhe kimia mjaft e mirë në shtrat, ka raste që një lëvizje e gabuar shkatërron gjithë atmosferën.
Këto veprime duhet t’i shmagni pas aktit seksual përndryshe do të prishni magjinë:
Mos flini menjëherë pas aktit
Ok, të gjithë lodhen, por çfarë ju kushton një përqafim, dy fjalë të ëmbla dhe gjumë në krah të njëri-tjetrit?
Mos ikni me vrap në tualet
Seksi nuk është i pistë, përveç rasteve kur ju vetë e dëshironi të tillë. Ndaj qëndroni edhe gjysmë ore më shumë në krevat. Gjithçka pastrohet, pa merak.
Mos u merrni me telefonin
Gjërat e telefonit mund të presin, ajo ose ai që ke në krah mbase jo.
Mendoni mirë çfarë dhe si do hani
Mos i lini partnerit me të cilin kryet marrëdhënie pak më parë përshtypjen se po vdisje për të ngrënë dhe nuk e kishe mendjen aspak në atë që po bëje.